Fer Volley i pandalshëm 

Volejboll

Fer Volley i pandalshëm 

Më: 25 janar 2026 Në ora: 16:41
Klubi i volejbollit Fer Volley

Klubi i volejbollit Fer Volley nga Ferizaj ka vazhduar serinë perfekte të fitoreve.

Fer Volley e ka mposhtur Dinamon e Tiranës me rezultat 0:3 (16:25, 21:25, 22:25) dhe duke konfirmuar formën fantastike në këtë edicion.

Skuadra ferizajase kontrolloi ndeshjen në të gjitha setet, duke ruajtur qetësinë dhe epërsinë në momentet vendimtare, për të arkëtuar edhe tri pikë të tjera të plota.

Pas pesë xhirove, Fer Volley numëron po aq fitore dhe vazhdon të mbajë me meritë epitetin e liderit në Grupin B të Ligës Gjergj Kastrioti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat