Ferizaj ka shënuar një fitore të madhe në transfertë ndaj Vllaznisë, duke triumfuar 0:3 (18:25, 23:25, 20:25) në duelin direkt për pozitën e dytë në Grupin A në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll.
Skuadra ferizajase u tregua më e qetë dhe më efikase në momentet vendimtare të secilit set.
Seti i parë u mbyll 25-18, ndërsa i dyti ishte më i luftuari, por Ferizaj ruajti avantazhin për ta fituar 25-23.
Edhe në setin e tretë, Ferizaj menaxhoi mirë lojën dhe e mbylli ndeshjen me 25-20.
Me këtë fitore, Ferizaj ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 9 pikë, një më shumë se Vllaznia.
Lider i Grupit A mbetet Partizani i Tiranës me 13 pikë.