Skënderbeu demolon Pejën

Volejboll

Skënderbeu demolon Pejën

Më: 25 janar 2026 Në ora: 17:05
Klubi i volejbollit Skënderbeu i Korçës

Klubi i volejbollit Skënderbeu i Korçës ka regjistruar një fitore ndaj Pejës, duke triumfuar 3:0 (27:25, 25:18, 25:12) dhe duke konfirmuar pozitën e tij në krye të Grupit B pas pesë xhirove të zhvilluara në Ligën Gjergj Kastrioti.

Seti i parë ishte më i balancuari, me Pejën që rezistoi fort, por korçarët u treguan më të qetë në pikët vendimtare për ta mbyllur 27-25.

Më pas, Skënderbeu mori kontroll të plotë të lojës, duke fituar setin e dytë 25-18 dhe duke dominuar bindshëm në setin e tretë 25-12.

Pas ndeshjeve të xhiros së pestë, Peja dhe Drita mbeten larg dyshes kryesuese të Grupit B, Skënderbeut dhe Tiranës, të cilët vazhdojnë garën për vendet e para në tabelë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat