Tirana fuqi për Dritën e Gjilanit 

Volejboll

Tirana fuqi për Dritën e Gjilanit 

Më: 25 janar 2026 Në ora: 17:20
Tirana

Klubi i volejbollit Tirana ka shënuar një fitore të madhe ndaj kampionit aktual të Ligës Gjergj Kastrioti, Dritës, duke triumfuar me rezultat 3:1 (25:17, 25:19, 27:29, 25:21)  dhe duke konfirmuar formën e lartë në Grupin A.

Kryeqytetaset e nisën ndeshjen me autoritet, duke fituar dy setet e para me lojë të sigurt dhe ritëm të lartë. 

Drita reagoi në setin e tretë, të cilin e fitoi pas një fundi dramatik 29-27, por Tirana nuk lejoi befasi, duke u rikthyer fuqishëm në setin e katërt për ta mbyllur ndeshjen 25-21.

Me këtë fitore, Tirana forcon pozitat në krye të Grupit A, ndërsa Drita pëson një tjetër ndalesë në garën për kreun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat