Valon Nikqi në Poitiers të Francës

Volejboll

Valon Nikqi në Poitiers të Francës

Më: 28 janar 2026 Në ora: 11:42
Pamje

Përfaqësimi i volejbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare po vazhdon me dinjitet dhe profesionalizëm.

Supervisori Valon Nikqi, ishte i deleguar nga CEV në ndeshjen e CEV Volleyball Cup 2026, e zhvilluar më 27 janar 2026 në Poitiers të Francës.

:Në palestrën Lawson Body, skuadra vendase Alterna SPVB Poitiers triumfoi ndaj Dinamo Bucuresti me rezultat 3–0

(25–22, 25–16, 25–12), ndërsa për shkak të rezultatit të përgjithshëm u zhvillua edhe Golden Set, i cili u fitua nga Poitiers me 16–14.

Takimi zgjati 96 minuta dhe u karakterizua nga organizim dhe standard i lartë garues.

Angazhimi i Valon Nikqit në një kompeticion kaq të rëndësishëm evropian përbën një prezantim të shkëlqyer të volejbollit, duke dëshmuar se kuadrot e dala nga komuniteti ynë sportiv janë të përgatitura dhe të besueshme për përgjegjësi në nivelin më të lartë të volejbollit evropian.

Ky delegim është një tjetër dëshmi e respektit dhe besimit që institucionet ndërkombëtare kanë ndaj profesionistëve nga Kosova", njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat