KV Ferizaj me mendje të gjysmëfinalja e Ligës “Gjergj Kastrioti”

Volejboll

KV Ferizaj me mendje të gjysmëfinalja e Ligës “Gjergj Kastrioti”

Nga: K.G. Më: 30 janar 2026 Në ora: 13:35
Ferizaj

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Ferizaj, me mendje është te gjysmëfinalja e Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll.

Djelmoshat e këtij ekipi synojnë rezultate të mira në këtë garë.

Mbrëmë arritën fitore me rezultat 3:2 ndaj Skënderbeut në Lipjan.

“KV Ferizaj ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Ligës “Gjergj Kastrioti”, duke u bërë ekipi i vetëm i meshkujve që përfaqëson Kosovën në këtë garë të rëndësishme prestigjioze.

Ky sukses përbën një arritje të veçantë për klubin dhe një dëshmi të punës së vazhdueshme dhe serioze që po bëhet brenda ekipit.

Falënderojmë trajnerët, lojtarët dhe menaxhmentin e klubit për përkushtimin, angazhimin maksimal dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kësaj faze të garës, të cilët u kurorëzuan me këtë rezultat pozitiv.

Në ndeshjen e fundit, Skënderbeu – Ferizaj, e cila përfundoi me rezultat 2:3, stafi teknik vendosi t’u japë hapësirë edhe lojtarëve të rinj, të cilët shfrytëzuan mundësinë për t’u paraqitur dhe për të fituar përvojë të vlefshme në një takim kaq të rëndësishëm.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Ligës “Gjergj Kastrioti” do të zhvillohen në Shqipëri, në periudhën nga 27 shkurti deri më 1 mars 2026, ku KV Ferizaj do të synojë të vazhdojë paraqitjet pozitive dhe të përfaqësojë me dinjitet sportin dhe Kosovën”, njofton KV Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat