Drita përballet me Lubotenin

Volejboll

Drita përballet me Lubotenin

Nga: K.G. Më: 30 janar 2026 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Drita e Gjilanit kërkon fitore në hapje të stinorit pranveror të elitës së volejbollit të Kosovës (meshkujt).

Drita do të ndeshet me Lubotenin e Ferizajt.

Përballja luhet në Kamenicë.

“Të dielën rikthehemi në parket! 

Xhiroja e parë e pjesës pranverore në kampionat për KV Dritën nis me një përballje të rëndësishme.

Nga ora 18:00, në Palestrën e Qytetit në Kamenicë, ekipi ynë përballet me KV Luboteni.

Na pret një ndeshje e fortë, ku çdo pikë ka peshë dhe ku mbështetja juaj është forca jonë më e madhe.

Ejani të jeni pranë ekipit dhe ta nisim pjesën pranverore ashtu siç e meriton, me përkrahje dhe rezultat pozitiv!”, njofton KV Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat