Fer Volley nuk ka të ndalur

Volejboll

Fer Volley nuk ka të ndalur

Më: 31 janar 2026 Në ora: 19:24
Fer Volley

Fer Volley nga Ferizaj ka regjistruar edhe një fitore tjetër të rëndësishme, duke mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 3:1 (25:17, 25:21, 24:26, 25:12) dhe duke konfirmuar statusin e skuadrës së vetme të pamposhtur në elitë e volejbollit.

Skuadra ferizajase e nisi ndeshjen me autoritet, duke fituar dy setet e para 25-17 dhe 25-21, falë ritmit të lartë dhe kontrollit të plotë të lojës.

Fushë Kosova reagoi në setin e tretë, ku pas një fundi dramatik arriti ta fitojë 26-24, duke e mbajtur ndeshjen të hapur.

Megjithatë, në setin e katërt Fer Volley u rikthye fuqishëm, nuk la hapësirë për befasi dhe e mbylli bindshëm 25-12, duke vulosur fitoren dhe vazhdimin e serisë perfekte në kampionat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat