Klubi i volejbollit Drita ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Vëllaznimit, duke triumfuar me rezultat të pastër 3:0 (28:26, 25:20, 25:14) dhe duke vazhduar garën e ngushtë për kreun e tabelës në Raiffeisen Superliga A.
Seti i parë ishte më i luftuari i ndeshjes, me shumë shkëmbime dhe pikë të balancuara, por Drita u tregua më e qetë në momentet vendimtare për ta mbyllur 28-26.
Në setin e dytë, gjilanaset morën kontrollin e lojës dhe e fituan 25-20, ndërsa në setin e tretë dominimi ishte edhe më i theksuar, duke u mbyllur 25-14.
Kjo fitore e mban Dritën në hap me liderin e kampionatit, ndërsa Vëllaznimi vazhdon të jetë në kërkim të fitores së dytë në këtë edicion të Superligës.