Klubi i volejbollit Ferizaj ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Vëllaznimit, duke triumfuar me rezultat 3:0 (25:15, 25:10, 25:16) në kuadër të javës së 12-të të Raiffeisen Superligës A.
Skuadra ferizajase e kontrolloi ndeshjen që nga fillimi, duke fituar setin e parë 25-15 dhe duke e thelluar dominimin në setin e dytë, të cilin e mbylli bindshëm 25-10.
Edhe në setin e tretë, Ferizaj ruajti ritmin e lartë dhe siguroi fitoren 25-16, pa i lënë hapësirë kundërshtarit për rikthim.
Me këtë fitore, Ferizaj ngjitet në kuotën e 28 pikëve dhe vazhdon ndjekjen e liderit KV Peja, ndërsa Vëllaznimi mbetet në fund të tabelës, ende në kërkim të fitores së parë në këtë edicion të kampionatit.