Partizani fiton derbin me Tiranën

Volejboll

Partizani fiton derbin me Tiranën

Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 11:37
Pamje nga ndeshja

Pas një pushimi 2-mujor është rikthyer këtë fundjavë kampionati i meshkujve në volejboll, me ndeshjet e javës së 8-të të Superligës.

Kampionët e Partizanit fituan 3-0 ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas (25-18, 25-22, 25-17).

Ndonëse pritej një ndeshje më e fortë, mes dy ekipeve më të mira, në fushë dominuan “të kuqtë”.

Kjo fitore praktikisht vulos vendin e parë të Partizanit në sezonin e rregullt, pasi kryeqytetasit shkëputen ndjeshëm nga rivalët.

Po 3-0 fitoi edhe Studenti, që në kryeqytet mundi Elbasanin e vendit të fundit (25-22, 25-14, 25-11). Një ndeshje pa shumë histori, komanduar nga Studenti, që konsolidon vendin e katërt dhe synon një vend në play off.

Tri pikë të rëndësishme korri ekipi i Skënderbeut, që në fushën e tij mundi 3-1 Vllazninë rivale (25-17, 25-15, 23-25, 28-26), dy ekipe që gjithashtu luajnë për play off-in. Një ndeshje me emocione në setet e fundit.

Superliga-Meshkuj, java e 8-të

Studenti – Elbasani, 3-0

Partizani – Tirana, 3-0

Skënderbeu – Vllaznia, 3-1

Erzeni (pushim)

Renditja: Partizani 18 pikë, Tirana 14 pikë, Vllaznia 12 pikë, Studenti 11 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Erzeni 6 pikë, Elbasani 0 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat