Drita mezi fiton ndaj Lubotenit

Volejboll

Drita mezi fiton ndaj Lubotenit

Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 20:30
Klubi i volejbollit Drita e Gjilanit

Klubi i volejbollit Drita e Gjilanit ka regjistruar fitore pas një përballjeje të fortë dhe me shumë luhatje ndaj Lubotenit, duke triumfuar 3:2 (25:19, 20:25, 12:25, 25:19, 15:12) dhe duke ndarë pikët nga kjo sfidë e luftuar deri në setin vendimtar.

Skuadra gjilanase e nisi më mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë 25-19, por Luboteni reagoi fuqishëm dhe përmbysi rezultatin me fitore në setin e dytë dhe të tretë. 

Drita arriti të rikthehet në lojë në setin e katërt, të cilin e mbylli 25-19, duke e çuar ndeshjen në tie-break.

Në setin final, gjilanasit u treguan më të qetë dhe më të saktë në momentet vendimtare, duke e fituar 15-12 dhe duke siguruar dy pikë të rëndësishme.

Me këtë fitore, Drita mbetet në vendin e tretë në renditje, pas Pejës dhe Ferizajt, ndërsa Luboteni, me një pikë të fituar nga kjo përballje, avancon në pozitën e pestë të tabelës së elitës së volejbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat