Adriatik Berisha, prej volejbollistëve më të mirë në vendin tonë, është rikthyer në petkun e kampionit de fituesit të Kupës së Kosovës, Ferizaj.
Volejbollisti prezantohet nga KV Ferizaj.
“KV Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë se Adriatik Berisha është sërish pjesë e ekipit tonë.
Një nga figurat kyçe të historisë së klubit, MVP i finaleve të kaluara dhe pjesë e skuadrës që fitoi të gjithë trofetë e mundshëm,
Adriatiku ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në sukseset më të mëdha të KV Ferizaj.
Pas një sezoni të suksesshëm ndërkombëtar, ku në Mongoli fitoi medaljen e bronztë dhe fitoi përvojë të vlefshme profesionale,
Adriatik Berisha rikthehet te Ferizaj me ambicie të qarta për vazhdimin e sukseseve. Rikthimi i tij i sjell ekipit stabilitet, eksperiencë dhe cilësi të dëshmuar në fushën e lojës”, njofton KV Ferizaj.