Ferizaj ka regjistruar fitoren e tetë në këtë edicion, duke mposhtur bindshëm Vëllaznimin me rezultat 0:3 (13:25, 15:25, 15:25) në ndeshjen e javës së 13-të të elitës së volejbollit të Kosovës.
Vajzat ferizajase e dominuan ndeshjen në të tre setet, duke imponuar ritëm të lartë dhe lojë të organizuar, pa i lënë hapësirë kundërshtarit për reagim.
Setet u mbyllën shpejt në favor të mysafireve, të cilat kontrolluan çdo segment të lojës.
Me këtë fitore, Ferizaj mbetet në top 3 të renditjes, ndërsa për Vëllaznimin kjo ishte një tjetër humbje që e mban skuadrën në fund të tabelës.