Skënderbeu nga Kraishta ka regjistruar një fitore të në kuadër të xhiros së 13-të të elitës së volejbollit të Kosovës, duke mposhtur Prishtinën me rezultat të pastër 3:0 (25-18, 25-16, 25-22).
Skuadra fituese e kontrolloi ndeshjen që nga fillimi, duke imponuar ritëm të lartë dhe efikasitet në sulm, çka u reflektua veçanërisht në dy setet e para.
Prishtina tentoi të reagojë në setin e tretë, por Skënderbeu ruajti qetësinë dhe e mbylli ndeshjen pa komplikime.
Kjo fitore i sjell pikë të rëndësishme Skënderbeut në garën e Superligës, ndërsa Prishtina vazhdon kërkimin për rezultate pozitive në vazhdim të kampionatit.