Klubi i volejbollit Ferizaj ka shënuar fitoren e 11-të të sezonit, duke mposhtur në transfertë liderin aktual Pejën me rezultat 0:3 (22-25, 18-25, 23-25), në një duel shumë të rëndësishëm të Raiffeisen Superligës A – meshkujt – java e 13-të.
Ferizajasit u treguan më të qetë dhe më efikasë në momentet vendimtare të secilit set, duke menaxhuar me sukses presionin ndaj një rivali direkt.
Seti i tretë ishte më i luftuari, por Ferizaj ruajti epërsinë për ta mbyllur ndeshjen pa humbur set.
Me këtë humbje, e dyta për Pejën në edicionin aktual, avantazhi i tyre në krye të tabelës ngushtohet në vetëm dy pikë, duke e bërë edhe më interesante vazhdimin e kampionatit.