Skënderbeu fiton maratonën me Tiranën

Volejboll

Skënderbeu fiton maratonën me Tiranën

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 11:03
Pamje nga ndeshja

Janë zhvilluar sfidat e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për ferma, që kanë sjellë fitoret e skuadrave juglindore.

Në kryeqytet, ekipi i Pogradecit fitoi 3-0 ndaj Dinamos (25-17, 26-24, 25-17).

Një ndeshje që pritej më e fortë, por që u dominua nga pogradecaret, që kryesojnë edhe renditjen e kampionatit.

Më e bukur ndeshja e luajtur në Korçë, ku skuadra e Skënderbeut fitoi 3-2 ndaj Tiranës (25-16, 16-25, 25-23, 20-25, 16-14).

Gjithçka u vendos në pikët shtesë të setit final, me ekipet që dueluan fort për fitoren.

Më datën 18 shkurt do të luhen ndeshjet e kthimit, që do të përcaktojnë edhe dy skuadrat finalist.

Gjysmëfinale-Femra, ndeshje 1

Dinamo – Pogradeci, 0-3

Skënderbeu – Tirana, 3-2

Gjysmëfinale-Femra, ndeshje 2

Pogradeci – Dinamo, 18 shkurt

Tirana – Skënderbeu, 18 shkurt

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat