Golden Eagle Theranda ka regjistruar fitoren e gjashtë sezonale, duke mposhtur bindshëm Vëllaznimin me rezultat të pastër 0:3 në ndeshjen e javës së 14-të të elitës së volejbollit të Kosovës.
Therandasit dominuan plotësisht takimin, duke kontrolluar lojën në të tre setet dhe duke mos i lënë hapësirë vendasve për reagim.
Diferenca në cilësi dhe ritëm u reflektua qartë në rezultat.
Në anën tjetër, Vëllaznimi vazhdon të mbetet pa pikë edhe pas kësaj xhiroje, duke e bërë situatën gjithnjë e më të vështirë në fund të tabelës.