Drita e Gjilanit mobilizohet për kryendeshjen e fundjavës, ku do të përballet me Pejën.
Ekipi i Dritës është para sprovës së madhe, por beson e shpreson se fitorja do të mbetet në Kamenicë në kuadër të Kampionatit të Kosovës.
“Ndeshja e radhës në shtëpi ndaj liderit!
Të dielën nga ora 17:00, në palestrën e qytetit në Kamenicë, na pret një përballje e madhe kundër liderit aktual të kampionatit, KV Peja.
Do të jetë një sfidë e fortë dhe me shumë emocione, por ekipi ynë është gati të japë maksimumin në parket.
Me përkrahjen tuaj nga tribunat, gjithçka është e mundur!
Përpara Drita!
Krenaria e qytetit”, thuhet në njoftimin e klubit.