Skënderbeu e rrëzon Ulpianën nga Kupa e Kosovës

Volejboll

Skënderbeu e rrëzon Ulpianën nga Kupa e Kosovës

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 23:45
Skënderbeu

Klubi i volejbollit Skënderbeu nga Kraishta ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Kosovës, duke mposhtur Ulpianën me rezultat të pastër 3:0.

Ndeshja ishte më e balancuar në setin e parë, por mysafirët u treguan më të qetë në momentet vendimtare. 

Në dy setet pasuese, Skënderbeu ruajti kontrollin dhe mbylli takimin pa lënë hapësirë për befasi.

Kësisoj përfunduan setet 23:25,19:25, 22:25.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat