Ferizaj nën presionin e Skënderbeut të Korçës

Volejboll

Ferizaj nën presionin e Skënderbeut të Korçës

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 15:13
Ferizaj

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ferizaj, është nën presionin ndeshjes në Tiranë në përballje me Skënderbeun e Korçës.

Volejbollistët ferizajas premtojnë atomin e fundit, për një rezultat sa më të mirë në këtë përballje, siç thuhet ën zhargonin sportiv të jesh apo të mos jesh.

“Sonte Ferizaj udhëton drejt Tiranës për të zhvilluar të premten ndeshjen gjysmëfinale të Ligës “Gjergj Kastrioti” kundër Skënderbeut të Korçës.

Një përballje shumë e rëndësishme për ekipin tonë, që do të zhvillohet nga ora 18:30 në Palestrën e Sporteve në Farkë, Tiranë.

Synimi ynë është të paraqitemi sa më mirë dhe të tregojmë se si grup jemi shumë të fortë, të bashkuar dhe të vendosur për të dhënë maksimumin deri në fund.

Skuadra është e përgatitur dhe maksimalisht e motivuar për të përfaqësuar denjësisht ngjyrat e Ferizajt në këtë sfidë shumë të rëndësishme për ne”, thuhet nga ferizajasit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat