Skënderbeu mund Ferizajn

Volejboll

Skënderbeu mund Ferizajn

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 12:39
Pamje nga ndeshja

Në palestrën sportive në Farkë, ndeshjet gjysmëfinale të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj.

Ky është turneu mbarëkombëtar i rrjetës, mes disa nga ekipeve më të mira nga Shqipëria e Kosova.

Në gjysmëfinale ishin tri skuadra shqiptare dhe vetëm Ferizaj.

Në finale janë kualifikuar Partizani dhe Skënderbeu, që arritën të bëjnë diferencën në momentet vendimtare.

Në gjysmëfinalen e parë, Partizani fitoi 3-0 ndaj Tiranës (34-32, 25-22, 25-16), një derbi me rivalitet dhe shumë emocione, sidomos në dy setet e parë. Mjaft dramatik seti i parë, fituar në shtesë nga Partizani, që më pas e pati më të lehtë.

Në sfidën tjetër gjysmëfinale, Skënderbeu mundi 3-2 Ferizaj (16-25, 25-18, 14-25, 25-20, 16-14). Edhe pse kosovarët kaluan dy herë në epërsi, po dy herë u arritën nga korcarët, që më pas triumfuan në pikët shtesë të setit final, duke e merituar fitoren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat