Klubi i volejbollit Pogradeci ka siguruar biletën për në finalen e Ligës “Gjergj Kastrioti”, pas një fitoreje 3:0 (25-11, 25-22, 25-18) ndaj Ferizajt në gjysmëfinalen e dytë.
Skuadra e Pogradecit dominoi plotësisht në setin e parë (25-11), duke vendosur ritmin e ndeshjes që në start.
Në setin e dytë, Ferizaj tentoi të qëndrojë në lojë, por Pogradeci ruajti epërsinë në momentet vendimtare për ta mbyllur 25-22.
Edhe seti i tretë u kontrollua nga vendaset, që me 25-18 vulosën kualifikimin në finale.
Në finalen e madhe, Pogradeci do të përballet me Fer Volley, në një duel që pritet të sjellë spektakël dhe rivalitet për trofeun e Ligës “Gjergj Kastrioti”.