Drita triumfon ndaj prishtinaseve 

Volejboll

Drita triumfon ndaj prishtinaseve 

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 20:46
Klubi i volejbollit Drita

Klubi i volejbollit Drita nga Gjilani ka regjistruar fitore të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Prishtina 75 me rezultat 0:3 (20-25, 22-25, 19-25)  në kuadër të xhiros së 16-të të Raiffeisen Superligës A.

Gjilanaset kontrolluan ritmin e ndeshjes në të tre setet, duke u treguar më të qëndrueshme në momentet vendimtare dhe duke mos lejuar rikthim të vendasve.

Me këtë triumf, Drita vazhdon të konsolidojë pozitën në pjesën e sipërme të tabelës.

Prishtina 75 bën hap prapa në luftë për një vend në zonën e play-off-it..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat