Klubi i volejbollit Luboteni i Ferizajt ka regjistruar fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Skënderbeut nga Kraishta, duke triumfuar me rezultat të pastër 0:3 (18-25, 19-25, 22-25) në kuadër të xhiros së 16-të.
Mysafirët kontrolluan lojën në të tre setet, duke ruajtur epërsinë dhe duke u treguar më të saktë në momentet vendimtare, sidomos në fundin e setit të tretë.
Me këtë fitore, Luboteni rrit ndjeshëm gjasat për ta kapur pozitën e katërt në tabelë.
Ky vend aktualisht mbahet nga skuadra e Skënderbeut, duke e bërë garën për “play-off” edhe më të fortë në javët e mbetura.