Sot finalja e ligës “Gjergj Kastrioti” 

Volejboll

Sot finalja e ligës “Gjergj Kastrioti” 

Më: 1 mars 2026 Në ora: 13:51
Ndeshjet

Sot zhvillohen finalet e shumëpritura të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll, ku katër skuadra do të luftojnë për trofeun në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave.

Finalja – meshkujt 16:00

Partizani – Skënderbeu

Partizani siguroi finalen pasi mposhti Tiranën bindshëm 3-0 në gjysmëfinale, duke dominuar sidomos në setet e fundit. 

Në anën tjetër, Skënderbeu nga Korça kaloi në finale pas një beteje dramatike 3-2 ndaj Ferizajt, në një ndeshje që u vendos vetëm në setin e pestë.

Një përballje që premton rivalitet të madh dhe spektakël për titullin.

Finalja – femrat 18:30
Fer Volley – Pogradeci

Fer Volley arriti finalen pas fitores 3-2 ndaj Tiranës në një gjysmëfinale shumë të luftuar, ndërsa Pogradeci siguroi biletën për në finale me fitore të pastër 3-0 ndaj Ferizajt.

Dy skuadra në formë të mirë që do të përballen për trofeun e madh.

Sot në Palestrën e Farkës afër Tiranës, kurorëzohen kampionët rinj te Ligës “Gjergj Kastrioti”, ku spektakli është i garantuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat