Klubi i volejbollit Drita ka regjistruar fitoren e 12-të sezonale, duke mposhtur Prishtinën me rezultat 3:0 (23-25, 10-25, 22-25) në kuadër të xhiros së 16-të.
Seti i parë ishte i balancuar, me gjilanasit që u treguan më të saktë në pikët vendimtare (25-23).
Në setin e dytë, Drita dominoi plotësisht (25-10), duke krijuar epërsi të thellë që herët. Prishtina tentoi të reagojë në setin e tretë, por mysafirët ruajtën qetësinë për ta mbyllur 25-22.
Kjo është fitorja e 12-të për Dritën, që e përforcon në vendin e tretë në elitë, ndërsa Prishtina mbetet në zonën ku rrezikon statusin e saj në garën e Raiffeisen Superligës A.