Drita fiton kupën “Adem Jashari”

Volejboll

Drita fiton kupën “Adem Jashari”

Më: 5 mars 2026 Në ora: 17:26
Drita

Në finalen e turneut tradicional “Kupa Adem Jashari”, klubi i volejbollit Drita ka triumfuar ndaj Ferizajt me rezultat 3:1 në sete, duke e mbyllur me sukses këtë edicion të turneut të organizuar në nderim të Epopesë së UÇK-së.

Gjilanasit e nisën shumë mirë finalen, duke e fituar setin e parë 25-17. 

Ferizaj reagoi në setin e dytë dhe barazoi rezultatin pas një paraqitjeje të mirë, duke e marrë setin me 25-17. 

Megjithatë, në vazhdim të takimit ishte Drita ajo që riktheu kontrollin e lojës, duke fituar setin e tretë 25-17, para se ta mbyllte përfundimisht ndeshjen në setin e katërt me 25-15.

Me këtë fitore, KV Drita shpallet fituese e turneut tradicional “Kupa Adem Jashari”, një aktivitet sportiv që tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e kalendarit të ngjarjeve që shënojnë Epopën e UÇK-së..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat