Derbi i javës në konkurrencën e meshkujve në volejboll, që ishte edhe përballje direkte për luftën për pozitën e parë, i takoi skuadrës së Ferizajt, kampion në fuqi, e cila arriti fitore me rezultat 0:3 (22-25, 22-25, 14-25).
Dy setet e para ishin më të balancuara, ku mysafirët i fituan të dyja me rezultat identik 25-22, ndërsa në setin e tretë Ferizaj dominoi bindshëm 25-14, për ta mbyllur takimin me rezultat 3-0.
Me këtë fitore, Ferizaj shkon në kuotën e 42 pikëve dhe vazhdon presionin në garën e fortë për pozitën e liderit, duke pritur një hap fals të Pejës për ta marrë kreun e tabelës.
Në anën tjetër, Drita, pas kësaj humbjeje, mbetet në vendin e tretë në renditjen e elitës së volejbollit.