Klubi i volejbollit Skënderbeu regjistroi fitoren e 10-të të edicionit.
Ata kanë marrë tri pikë të rëndësishme në përballjen ndaj Golden Eagle Therandës dhe duke rritur kështu ambiciet për sigurimin e një vendi në play-off, madje edhe për të synuar pozitën e tretë në tabelë.
Slënderbeu fitoi me rezultat 1:3 (25-22, 16-25, 17-25, 21-25) ndaj therandasve.
Në anën tjetër, Theranda mbetet me 20 pikë, por ende në distancë të sigurt nga skuadrat që rrezikojnë statusin në elitë, Prishtina dhe Vëllaznimi.