Vëllaznimi i pa denjë ndaj Prishtinës

Volejboll

Vëllaznimi i pa denjë ndaj Prishtinës

Më: 8 mars 2026 Në ora: 23:14
Rezultati

Klubi i volejbollit Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Vëllaznimit, duke triumfuar me rezultat 0:3 (24-26, 18-25, 16-25).

Seti i parë ishte më i balancuari i takimit, ku prishtinasit arritën të fitojnë pas një fundi dramatik 26-24. 

Në vazhdim, Prishtina kontrolloi lojën dhe fitoi edhe dy setet e radhës 25-18 dhe 25-16, për të siguruar tri pikë të plota nga kjo përballje.

Në anën tjetër, Vëllaznimi vazhdon të mbetet pa pikë në këtë edicion, duke u përballur me vështirësi të mëdha në elitën e volejbollit të meshkujve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat