Luboteni tregon muskujt ndaj Pejës

Volejboll

Luboteni tregon muskujt ndaj Pejës

Më: 8 mars 2026 Në ora: 23:16
Klubi i volejbollit Luboteni

Klubi i volejbollit Luboteni ka shkaktuar befasi në xhiron e 17-të, duke mposhtur një nga pretendentët për titull, Pejën, me rezultat 3:1 (30-32, 25-21, 29-27, 25-23).

Takimi nisi me një set shumë dramatik, të cilin mysafirët nga Peja e fituan 32-30, por vendasit reaguan fuqishëm duke fituar setin e dytë 25-21 dhe duke barazuar rezultatin.

Seti i tretë ishte sërish shumë i luftuar, ku Luboteni triumfoi 29-27, ndërsa në setin e katërt e menaxhoi mirë epërsinë për ta mbyllur ndeshjen 25-23 dhe për të siguruar një fitore të madhe.

Kjo fitore e Lubotenit i bën një favor të madh Ferizajt në garën për pozitën e parë, duke e bërë edhe më interesante luftën për kreun e tabelës në Superligën e meshkujve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat