Fushë Kosova kockë e fortë për Skenderajn!
Klubi i volejbollit Fushë Kosova ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në garën për play-off, duke mposhtur rivalin e drejtpërdrejtë Skenderajn me rezultat 1:3 (25-15, 23-25, 24-26, 22-25).
Vendaset e nisën më mirë takimin duke fituar setin e parë 25-15, por më pas mysafiret nga Fushë Kosova reaguan fuqishëm.
Ato barazuan me fitore 25-23 në setin e dytë dhe më pas përmbysën gjithçka duke fituar dy sete shumë të luftuara 26-24 dhe 25-22.
Me këtë sukses, Fushë Kosova bën një hap të madh drejt pretendimeve për një vend në top-katërshe, ndërsa Skenderaj mbetet në vendin e katërt me 27 pikë, vetëm një pikë më shumë se Fushë Kosova, duke e bërë shumë interesante garën për play-off.