Prishtina 75 mezi fiton

Volejboll

Prishtina 75 mezi fiton

Më: 12 mars 2026 Në ora: 22:46
Rezultati

Klubi i volejbollit Prishtina 75 nuk ka arritur të marrë pikë të plota ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Vëllaznimit, duke triumfuar vetëm pas një përballjeje dramatike me pesë sete 3:2 (25-15, 19-25, 23-25, 25-21, 15-12).

Takimi, i zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, me dakordimin e të dyja skuadrave, solli një ndeshje shumë të luftuar. 

Prishtina e fitoi setin e parë 25-15, por Vëllaznimi reagoi duke përmbysur rezultatin me fitore 25-19 dhe 25-23 në dy setet pasuese. 

Prishtinaset barazuan me 25-21 në setin e katërt, ndërsa seti vendimtar u mbyll 15-12 në favor të tyre.
Për Prishtina 75, vetëm dy pikë nga kjo ndeshje nuk janë të mjaftueshme për të ndjekur me ritmin e dëshiruar garën për top-4 dhe play-off. 

Në anën tjetër, për Vëllaznimin kjo është një pikë e artë në përpjekjet për të siguruar ekzistencën në elitën e volejbollit të femrave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat