Klubi i volejbollit Ferizaj ka shënuar fitore bindëse ndaj Gjinocit, duke triumfuar me rezultat të pastër 3:0 (25-12, 25-18, 25-12.
Skuadra ferizajase dominoi gjatë gjithë takimit, duke fituar setin e parë 25-12, ndërsa në të dytin ruajti kontrollin për ta mbyllur 25-18.
Edhe seti i tretë foli qartë në favor të vendasve 25-12, duke siguruar tri pikë të plota nga kjo përballje e xhiros së 19-të.
Ferizajaset po tregojnë lojëra të mira në elitën e volejbollit të Kosovës.