Skënderbeu shtang Pejën

Volejboll

Skënderbeu shtang Pejën

Më: 15 mars 2026 Në ora: 12:08
Skënderbeu

Një nga ndeshjet kryesore të xhiros në Superligën e meshkujve solli një duel shumë interesant dhe rivalizues mes klubit të volejbollit Skënderbeut dhe Pejës, që u vendos vetëm pas pesë seteve 3:2 (25-23, 19-25, 22-25, 25-23, 15-11).

Fitore e madhe e Skënderbeu dhe me përmbysje.

Vendasit e nisën më mirë duke fituar setin e parë 25-23, por Peja reagoi dhe përmbysi rezultatin me fitore në dy setet e radhës 25-19 dhe 25-22. 

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fitores së mysafirëve, Skënderbeu riktheu baraspeshën me 25-23 në setin e katërt dhe më pas triumfoi në setin vendimtar 15-11.

Kjo është humbja e pestë e sezonit për Pejën, ndërsa për Skënderbeun këto janë dy pikë të arta, që mbajnë gjallë synimin e skuadrës lipjanase për të siguruar një vend në play-off.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat