Volejbollistja Ghozlane Moulla nga Algjeria i bashkohet kampiones së Kosovës dhe lideres së kampionatit, Fer Volley nga Ferizaj.
Trajneri Edon Ibrahimi synon të ketë ekipin sa më të kompletuar për fazën finale të kampionatit, në luftë për të mbrojtur titullin.
“Pasuesja e Kombëtares së Algjerisë, Moulla është transferimi më i ri i ekipit tonë dhe bëri debutimin e saj mbrëmë me fanellën e Fer Volley, ku zhvilloi 2 sete.
Statistikat nga ndeshja e parë:
21 asistime (10.2 për set)
4 pikë në sulm – 66% efikasitet
1 ace nga shërbimi
1 bllok”, njofton KVF Fer Volley..