Klubi volejbollit Ferizaj ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Ferizaj ka arritur fitore bindëse ndaj Vëllaznimit me rezultat 0:3 (10-25, 14-25, 13-25).
Ferizajasit dominuan plotësisht takimin, duke mos lënë hapësirë për rivalin dhe duke i fituar setet lehtësisht 25-10, 25-14 dhe 25-13.
Me këtë paraqitje të fuqishme, Ferizaj vazhdon rrugëtimin në Kupë me ambicie të mëdha, ndërsa Vëllaznimi e mbyll garën që në këtë fazë.