Skuadra italiane Megabox Vallefoglia është shpallur fituese e CEV Challenge Cup në volejboll për femra për sezonin sportiv 2025-2026. Në dy finalet e këtij turneu, ata mundën dy herë greket e Panathinaikos, fillimisht 3-2 në Itali dhe më pas 3-0 në Athinë.
Një triumf i merituar i skuadrës italiane, ku luan edhe volejbollistja e kombëtares kuqezi Erblira Bici.
Ajo ishte ndër më të mirat në fushë në të dyja takimet, me përvojë në arenën ndërkombëtare, duke ndihmuar skuadrën e saj në këtë triumf të madh.
Ajo realizoi edhe pikën e fitores, duke nisur festa.
Për pasojë, Erblira Bici është shpallur MVP e finaleve, duke marrë një trofe të merituar për paraqitjen e saj të jashtëzakonshme në këto finale. Një vlerësim për një nga volejbollistet më të mira të viteve të fundit.