Është interesant tabela në elitën e volejbollit të Kosovës në konkurrencën e meshkujve.
Ferizaj ka vetëm një pikë para vendit të dytë, Pejës.
Kampioni në fuqi prin me 48 pikë, ka një më shumë se Peja.
Në Raiffeisen Superligën A, drama vazhdon deri në javën e 21-të, ku pritet të mësohen skuadrat që e vazhdojnë garën për titull, përmes Play-Off-it.