Janë luajtur ndeshjet e javës së 14-të dhe të fundit të sezonit të rregullt në volejboll për femra.
Pogradeci dhe Tirana renditen në dy vendet e para dhe shkojnë direkt në gjysmëfinalet play off. Korabi bie në Kategorinë e Parë, ndërsa Vllaznia shkon në play out.
Pogradeci fitoi 3-0 ndaj Partizanit (25-18, 25-16, 27-25), një ndeshje në përgjithësi pa histori, komanduar nga liqenoret.
Në Shkodër, Teuta fitoi 3-1 ndaj Vllaznisë (25-22, 23-25, 25-15, 26-24) duke avancuar në cerekfinalet play off, ndërsa shkodranet janë në vendin e parafundit.
Tirana fitoi 3-0 derbin me Dinamon (25-17, 25-21, 25-17), në një ndeshje të dominuar nga bardheblutë, që parakalojnë në rendittje pikërisht dinamovitet. Fitore të lehtë korri Skënderbeu, që mundi 3-0 Korabin (25-20, 25-21, 25-16), duke e mbyllur në vendin e katërt sezonin e rregullt.
Superliga-Femra, java e 14-të
Dinamo – Tirana, 0-3
Vllaznia – Teuta, 1-3
Pogradeci – Partizani, 3-0
Korabi – Skënderbeu, 0-3
Renditja: Pogradeci 38 pikë, Tirana 34 pikë, Dinamo 33 pikë, Skënderbeu 23 pikë, Partizani 18 pikë, Teuta 13 pikë, Vllaznia 9 pikë, Korabi 0 pikë.