Skënderbeu dhe Erzeni kanë fituar ndeshjet e para cerekfinale play off në volejboll për meshkuj, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës gjysmëfinale, ku tashmë ndodhen Partizani dhe Tirana, të kualifikuara direkt pas sezonit të rregullt.
Në Korcë, ekipi i Skënderbeut fitoi 3-0 ndaj Studentit, në një ndeshje më së shumti të komanduar nga vendasit (25-20, 25-17, 25-19). Kryeqytetasit ishin larg asaj që pritej, duke luajtur dobët, ndërsa Skënderbeu luajti mirë në sulm dhe e meritoi fitoren.
Po 3-0 fitoi edhe Erzeni, që në fushën e tij mposhti Vllazninë (25-19, 25-17, 25-23). Miqtë nga Shkodra rivalizuan vetëm në setin e tretë, shumë pak për të fituar ndeshjen, ndërsa shijakasit ishin gjithnjë përpara, duke luajtur mirë.
Çerekfinale-Meshkuj
Skënderbeu – Studenti, 3-0
Erzeni – Vllaznia, 3-0
6 prill, Studenti – Skënderbeu
6 prill, Vllaznia – Erzeni
*Partizani dhe Tirana janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale
Çerekfinale-Femra
Dinamo – Teuta, 3-1
Skënderbeu – Partizani, 3-1
5 prill, Teuta – Dinamo
5 prill, Partizani – Skënderbeu
*Pogradeci e Tirana janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale