Drita fiton ndaj Golden Eagle Therandës

Volejboll

Drita fiton ndaj Golden Eagle Therandës

Më: 8 prill 2026 Në ora: 22:26
Drita

Klubi i volejbollit Drita e ka nisur me fitore fazën e play-offit, duke mposhtur Golden Eagle Therandën me rezultat 3:0 Golden Eagle Theranda në çerekfinalen e parë.

Ndeshja u zhvillua në Kamenicë, për shkak të renovimit të palestrës në Gjilan, një situatë që tash e sa kohë ka qenë hendikep për klubet e këtij qyteti.

Pavarësisht kësaj, Drita dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke hedhur hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në gjysmëfinale.

Ndeshja e dytë e çerekfinales do të përcaktojë nëse Drita do të sigurojë menjëherë kalimin tutje, apo nëse Golden Eagle Theranda do të arrijë ta barazojë serinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat