Gjinoci ruan statusin në elitën e volejbollit

Volejboll

Gjinoci ruan statusin në elitën e volejbollit

Më: 11 prill 2026 Në ora: 22:09
Topi

Gjinoci e ka ruajtur statusin në elitën e volejbollit, pasi fitoi bindshëm ndeshjen e play-out ndaj Pejës me rezultat 3:0 ((25:11, 25:8, 25:8).

Skuadra e Gjinocit dominoi plotësisht takimin, duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarit dhe duke siguruar qëndrimin në Raiffeisen Superligën A edhe për edicionin e ardhshëm.

Ndërkohë, nga Superliga B, më herët kalimin në elitë e kishte siguruar edhe Prishtina Elite.

Ky ekip e mbylli kampionatin në vendin e parë dhe nga sezoni i ardhshëm do të garojë në rangun më të lartë të volejbollit të femrave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat