Ulpiana rrëzon Prishtinën

Volejboll

Ulpiana rrëzon Prishtinën

Më: 11 prill 2026 Në ora: 23:00
Ulpiana

Në një përballje dramatike të play-out-it, klubi i volejbollit Ulpiana nga Lipjani arriti fitore të madhe ndaj Prishtinës me rezultat 2:3 (25:20, 22:25, 25:16, 27:29, 12:15), duke siguruar rikthimin në elitën e volejbollit.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, me Ulpianën që tregoi karakter të fortë në setet vendimtare, duke përmbysur rezultatin dhe duke vulosur promovimin në Raiffeisen Superligën A.

Me këtë sukses, Ulpiana rikthehet në elitë dhe bëhet skuadra e dytë nga Superliga B, së bashku me KV Forca, që këtë sezon arrijnë promovimin në një rang më të lartë garash.

Njëkohësisht, Prishtina mbetet jashtë elitës pas këtij dueli vendimtar të play-out-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat