Vajzat e Therandës kanë siguruar inkuadrimin në Superligën B, pasi triumfuan bindshëm në finalen e barazhit ndaj Malishevës me rezultat të pastër 3:0 ((25:16, 25:19, 25:8) nw finalen e barazhit – Liga e Parë (femrat) nw volejboll.
Theranda dominoi plotësisht takimin, duke mos lënë hapësirë për befasi dhe duke kurorëzuar me sukses sezonin me kalimin në një rang më të lartë garash.
Kupën për skuadrën fituese e ndanë Komesari i Garave Fadil Lumi dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Suharekë, Donjeta Kabashi, ndërsa kupën e pranoi kapitenja Era Buqa.
Medaljet për skuadrat finaliste u ndanë nga Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së Valon Nikqi, Drejtoresha Donjeta Kabashi dhe ish-gjyqtari i volejbollit Xhevdet Bytyqi.
Në anën tjetër, Malisheva do ta ketë edhe një mundësi tjetër për promovim, kur përballet me KV Trepça në Play-Out të Superligës B.
Mitrovicaset e Trepçës e përfunduan kampionatin në vendin e shtatë në Superligën B dhe tani do të kenë misionin për ta ruajtur statusin në këtë rang garash.