Luboteni në gjysmëfinale

Volejboll

Luboteni në gjysmëfinale

Më: 12 prill 2026 Në ora: 22:38
Klubi i volejbollit Luboteni

Klubi i volejbollit Luboteni ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të play-off-it të Superligës, pasi shënoi edhe fitoren e dytë ndaj Skënderbeut në serinë çerekfinale me rezultat 1:3 (17:25, 20;25, 25:16, 22:25).

Skuadra nga Ferizaj e nisi fuqishëm takimin, duke fituar dy setet e para dhe duke marrë kontrollin e lojës.

Skënderbeu reagoi në setin e tretë, por Luboteni riktheu ritmin në setin e katërt për ta mbyllur ndeshjen dhe serinë në favor të tij.

Pas fitores në ndeshjen e parë, Luboteni konfirmon dominimin në këtë çerekfinale dhe avancon me meritë në gjysmëfinale të play-off-it, ku synon të vazhdojë garën për titullin kampion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat