Skënderbeu mund Tiranën

Volejboll

Skënderbeu mund Tiranën

Më: 14 prill 2026 Në ora: 11:13
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur ndeshjet e para gjysmëfinale play off në volejboll për meshkuj dhe surprizat nuk kanë munguar. Kampionët në fuqi të Partizanit u mundën 3-2 nga Erzeni, në ndeshjen e luajtur në “Feti Borova” (23-25, 25-21, 26-24, 21-25, 14-16).

Një ndeshje e dueluar deri në fund, me të dyja skuadrat që rivalizuan për çdo pikë, duke dhuruar një sfidë epike. Fitorja e ekipit shijakas ishte një surprizë edhe pse ata e mundën Partizanin në përballjen e fundit që patën në kampionat.

Fitore pa shumë mund korr edhe Skënderbeu, që në “Fahrie Hoti” triumfoi 3-0 ndaj Tiranës (25-20, 25-23, 25-17). Bardheblutë ishin shumë larg asaj që pritej, duke mos rivalizuar dot, ndërsa korçarët bënë një paraqitje te shkëlqyer.

Gjysmëfinale play-off, Meshkuj

Nd.1, Partizani – Erzeni, 2-3 (0-1)

Nd.1, Tirana – Erzeni, 0-3 (0-1)

16 prill, Erzeni – Partizani, 19:00

16 prill, Skënderbeu – Tirana, 19:00

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat