Pogradeci dhe Tirana në finalen e madhe

Volejboll

Pogradeci dhe Tirana në finalen e madhe

Më: 16 prill 2026 Në ora: 11:16
Pogradeci

Pogradeci-Tirana është finalja e Superligës së volejbollit për vajza në edicionin 2025-2026.

Sfidë historike që vendos përballë dy skuadrat më të mira të kampionatit, të cilat kanë dominuar sezonin e rregullt, me liqenoret në vend të parë dhe ekipin bardheblu në vend të dytë, superioritet të cilin këto ekipe e kanë shtrirë edhe në “play off”, duke e siguruar kualifikimin me dy ndeshje.

Pogradeci vazhdon të mbetet skuadra e vetme pa asnjë humbje sezonale dhe dje likuidoi sërish Skënderbeun.

Pasi e kishte mundur me rezultat të pastër në pëballjen e parë në shtëpi, liqenoret e Besnik Lishës triumfuan edhe në Korçë 0-3.

Gjymëfinalja e dytë nisi me rivalitet, me setin e parë të vendosor 25-27 për miket pas pikëve shtesë, por më tej ndeshja nuk kishte më histori.

Pogradeci komandoi në parket, për t’i fituar thellë dy periodat e radhës, 18-25 dhe 14-25, duke vulosut suksesin në harkun kohor të 79 minutave.

Një arritje e jashtëzakonshme për Pogradecin, që tashmë do të ketë mundësinë të luajë për titullin e parë kampion në historinë e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat