Luboteni bën hap të madh drejt finales

Volejboll

Luboteni bën hap të madh drejt finales

Më: 16 prill 2026 Në ora: 23:22
Luboteni

Luboteni ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafir i Pejës me rezultat 1:3 (23:25, 25:22, 20:25, 21:25), duke bërë një hap të madh drejt finales së play-off-it së elitës së volejbollit të Koosvës.

Seti i parë ishte i balancuar dhe i luftuar deri në fund, por Luboteni tregoi më shumë qetësi në pikët vendimtare për ta fituar 23-25.

Peja reagoi në setin e dytë, duke ngritur nivelin e lojës dhe duke barazuar rezultatin pas fitores 25-22.

Megjithatë, skuadra ferizajase riktheu kontrollin në setin e tretë, duke krijuar epërsi dhe duke e mbyllur atë me rezultat 20-25.

Në setin e katërt, Luboteni vazhdoi me lojë të qëndrueshme dhe arriti ta administrojë avantazhin për ta fituar 21-25 dhe për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 1-3.

Me këtë fitore, Luboteni bën një hap të madh drejt finales, ndërsa Peja mban ende shpresat për rikthim në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat